Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka uruar shqiptarët për ditën e fundit të 2022-shit. Ajo u shpreh se ka qenë një vit i mbushur me sfida, mundësi të jashtëzakonshme dhe ngjarje historike. Diplomatja amerikane theksoi se shqiptarët kanë bërë përparim gjatë këtij viti si në çështjet e demokracisë, mbrojtjes apo biznesit.