Më shumë se 700 milionë persona nëpër botë nuk dinë nëse do të arrijnë të ushqehen sërish deklaroi shefja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqim, Cindy McCain, teksa rendiste pasojat e një krize globale të urisë. McCain u shpreh gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se për shkak të mungesës së fondeve, agjencia është detyruar të ndërpresë shumë ndihma për miliona persona dhe se “shkurtime tjera do të ndodhin shpejt”.