Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për “Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”. Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu e cila prezantoi ndryshimet e ligjit, tha se qëllimi kryesor është ‘garantimi i cilësisë së shërbimit në strukturat shëndetësore për të gjithë qytetarët, për të gjithë pacientët që i drejtohen strukturave publike shëndetësore”.