Top Channel/ Urdhër arresti për ish-sekretaren e gjykatës! U ndalua në ditën e vdekjes së vëllait
02/08/2024 17:29

Një sekretare gjyqësore e quajtur, Denada Toda alias Runaj, është mes 33 shtetasve për të cilët, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka caktuar masa sigurie. Denada Toda shërbyer për më shumë se 10 vite si sekretare gjyqësore në gjykatën e Tiranës dhe atë të Elbasanit, ndërsa më pas ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar në Itali. Ajo është motra e të ndjerit Regis Runaj, i cili në 29 korrik 2020 u masakrua me rreth 27 goditje thike, nga Euglen Halili i cili kishte marrë urdhër nga Xhuljano Hoxha dhe Erjon Alibej për vrasjen e Runaj në qytetin e Elbasanit. Si për rastësi, arrestimi i ish-sekretares erdhi në të njëjtën datë me atë të vrasjes së vëllait të saj. Teksa familja përkujtonte Regis Runajn në katër vjetorin e vdekjes, mësoi edhe për urdhër arrestin e vajzës, Denadës. Sipas SPAK, Denada Toda, gjatë periudhës shtator-tetor 2020 kur shërbente si sekretare në gjykatën e Elbasanit, ka dërguar dokumente sekrete në drejtim të personave të ndryshëm dhe për këtë shkak është vendosur masa e sigurisë për akuzën e “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”. Aktualisht për vrasjen e Regis Runaj është dënuar me 17 vite burgim Euglen Halili, ndërsa Xhuliano Hoxha u dënua me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Regisit dhe Emiljano Ramazanit. Ndërkohë, i pandehur është marrë Erjon Alibej, i cili tashmë është në pritje të gjykimit me persona të tjerë edhe për vrasje të tjera.

Top News – ‘Vlora Hyseni po u kthen reston tradhtarëve’/ Berisha: Zhvillimet do të jenë të bujshme
26/09 18:50
Top News – Destinacioni sekret/ Wizz Air sjell në Aeroportin e Rinasit 150 turistë surprizë
26/09 18:49
Top Channel/ Zjarr pranë tunelit të Krrabës, flakët përfshijnë dhe djegin plotësisht një autobus
26/09 18:48
Top News – Shkuan për të festuar muajin e mjaltit. Shqiptarët humbin jetën në tragjedinë në Athinë
26/09 18:44
Top News- I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari
26/09 18:20
Top Channel/ Zjarr në kuzhinën e hotelit në Gjirokastër, si u shmang një incident më i madh
26/09 16:54
Top News- Eric Wendt nis misionin diplomatik, kush janë prioritetet e të dërguarit të Trump
26/09 15:47
Top News- Nis misionin i dërguari i Trump, Eric Wend i dorëzon letrat kredenciale Begajt
26/09 15:44
Top News- Si ndodhi plagosja në Tiranë? Disa të përfshirë në sherrin banal, arrestohet një 20-vjeçar
26/09 15:43
Top Channel/ Berisha s’ka ftesë nga Wendt: Nuk jam në dijeni të ceremonisë
26/09 15:22
Top Channel/ Infermieria kryeson në Elbasan, programet dyvjeçare plotësojnë kuotat
26/09 15:21
Top Channel/ Rrezikohet dega e hotelerisë në Gjirokastër, regjistrime të pakta
26/09 15:20
Top Channel/ Vlora, verë edhe në shtator, turistët e huaj zgjasin sezonin
26/09 15:17
Top Channel/ Punë edhe pas sezonit turistik, 3 200 leje unike për punëmarrës të huaj në 8 muaj
26/09 15:16
Top Channel/ Edhe pulat nga Tajlanda, 197 tonë mish pule përmes Kosovës
26/09 15:15
Top Channel/ Wendt nis misionin në Tiranë, Begaj rikonfirmon partneritetin me SHBA-në
26/09 15:12
Top News- Sapo zbret në Rinas, prangoset ukrainasi! Kievi e kërkonte për trafik droge
26/09 14:21
Top News- Dimri ‘troket’ me dëborë në Tropojë, shiu sjell gurë dhe dhera në Kukës
26/09 13:55
Top News – Mijëra vende pune të humbura/ Industria e veshjeve dhe e këpucëve, në krizën më të thellë
26/09 13:53
Top Channel/ Aksident në Thumanë, tre mjete përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën një 19-vjeçar
26/09 12:25