Top Channel/ “Ura u shemb në pak çaste”, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Maryland të SHBA
26/03/2024 21:27

Në ujërat e ftohta të lumit Patapsco ku u shemb ura në Baltimorë vijojnë kërkimet për njerëzit e zhdukur. Ajo që ndodhi në orët e para të së hënës ngjason më shumë me një film. Ura Francis Scott Key u shemb pasi një anije e mbushur me kontenierë u përplas me një nga këmbët e saj, duke bërë që struktura të rrëzohej e tëra. Pamjet e momentit tronditës u shpërndanë me shpejtësi të rrufeshme në rrjet. Ato tregonin momentin se si në pak caste dhjetëra automjeteve përfunduan në ujërat e lumit Patapsco, kur këmbet e urës u rrëzuan të gjitha. Ëes Moore guvernatori i Maryland në SHBA ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa presidenti Joe Biden e cilësoi shembjen e urës një "aksident të tmerrshëm" dhe u zotua të vërë në funksion portin kryesor të Bregut Lindor sa më shpejt të jetë e mundur Biden shtoi se do të dërgonte "të gjitha burimet federale" të nevojshme për të hetuar incidentin, ndërkohë që nga detajet e fundit të publikuara në media, rezulton që ekuipazhi i anijes para përplasjes kishte njoftuar autoritetet e Merilendit se kishte humbur kontrollin e anijes gjigande të mallrave pasi motori kishte pësuar avari, ndërsa po dilte nga porti. Zyrtarët e qytetit Baltimorë thanë se të paktën 7 automjete kanë rënë në ujë, po ashtu sipas autoriteteve, gjashtë persona, të gjithë punëtorë ndërtimi që riparonin urën Francis Scott Key janë zhdukur. Anija Dali që mbante flamurin e Singaporit konfirmoi se asnjë pjesëtar i ekuipazhit të saj nuk ishte dëmtuar gjatë incidentit të rëndë. E hapur në vitin 1977, ura Francisc Scott Key, e gjatë 2,5 kilometra mban emrin e autorit të tekstit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Ura kushtoi 141 milionë dollarë për t'u ndërtuar, kurse sot ka vlerë 735 milionë dollarë. Të paktën 30,000 automjete e përdornin cdo ditë këtë urë, ndërsa ekspertët thonë se dëmi i shkaktuar nga shembja e saj do të shkojë në miliona dollarë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
Top News – Sulmet gjatë natës në Teheran, Izraeli: Eliminuam 2 zyrtarë të inteligjencës iraniane
14/03 22:36
Top News – Irani breshëri raketash ndaj Izraelit, autoritetet thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore
14/03 20:50
Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03 19:45
Top News – Tym i zi e zjarr, Irani bombardon ambasadën amerikane në Irak
14/03 19:30
Top News- Kurthi i përshkallëzimit/ Lufta e Iranit jo aq e lehë për SHBA…A dështoi Trump?
14/03 19:28
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03 19:21
Top News – ‘Ndaloni sulmet ndaj fqinjëve’. Tensionet në rritje, Hamasi i bën thirrje Iranit
14/03 19:17
Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
Top News- Oshtinë nga raketat e dronët Kievi, Rusia harron bisedimet…Zelensky kërkon ndihmë
14/03 11:49
Top Channel/ “Çfarë po bëni”? Hamasi thirrje Iranit: “Mos sulmoni vendet fqinjë”!
14/03 11:42
DIGITALB DIGITALB