Ura e Zogut mbi lumin Mat, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, vijon të përballet me rrezik serioz shembjeje. Ndërhyrja emergjente e realizuar në vitin 2024, e cila kishte për qëllim stabilizimin e strukturës, e ka mbajtur përkohësisht në këmbë këtë urë historike, por reshjet e fundit kanë përkeqësuar ndjeshëm gjendjen.