Ura e Kukësit ka nisur punimet para tre vitesh e tashmë është drejt përfundimit, me parashikimin për të qënë gati për përdoruesit e mjeteve gjatë sezonit turistik veror. Ky projekt është në vazhdimësi të rrugës së Kombit, që plotëson standardet e autostradës me gjatësi 310 metra e gjerësi 23.5 metra, ndërsa lartësia shkon rreth 60 metra. Ajo që e bën të veçantë është harku i kësaj ure.