Universitet publike shpenzojnë miliona euro për llaç, tulla, kangjella, mure dhe rrethime dhe 0 shpenzime për kërkime shkencore, libra dhe pasurim bibliotekash. Kjo është një nga gjetjet kryesore të monitorimit financiar, që kryhet prej 4 vitesh tashmë nga Qëndresa Qytetare, në 7 universitete publike të vendit.