Punimet për ndërtimin e Unazës Veriore të Tiranës kanë nisur dhe pritet të përfundojnë brenda 11 muajve. Teksa ndoqi nga afër vijimin e punimeve në këtë kantier ndërtimi, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se pavarësisht kompleksitetit të veprës, projektit pritet të dorëzohet në kohë brenda afatit të përcaktuar në kontratë.