Peqini njihet për ullishtet e tij të hershme, por vitet e fundit masivisht është investuar në pyllëzimet me ullinj të qindra hektarë sipërfaqe kodrinore edhe në zonat përreth. Ndërsa një vit më parë prodhimi nuk qe i mbarë dhe çmimi i vajit të ullit arriti majat këtë vit situata duket më ndryshe. E teksa çmimi i vajit të ullirit vijon të jetë i kënaqshëm, për fermerët problem mbetet fuqia punëtore sidomos në vjeljen e ullirit.