Shtetet e Bashkuara, mbështetësi kryesor ushtarak i Kievit, i kanë bërë thirrje Ukrainës që të ulë moshën e shërbimit ushtarak nga 25 në 18 vjeç. Ushtria ukrainase po përballet me vështirësi në përpjekjet e saj për zbrapsjen e forcave ruse, që po përparojnë, edhe për shkak të mungesës së rekrutëve të rinj. Por kjo i ka shtyrë disa familje ukrainase që t’i dërgojnë djemtë e tyre jashtë vendit për të shmangur në këtë mënyrë shërbimin ushtarak.