Ukraina duket po merr zemër nga vazhdimi i avancimit në Kursk: Në një lëvizje të guximshme, mëngjesin e sotëm, dronët e Kievit shënjestruan Moskën në njërin prej sulmeve më të mëdha të këtij lloji ndaj kryeqytetit rus. Kreu i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin pohoi se orët e para të ditës, mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar dhjetë dronë.