Top Channel/ Ukraina “përmbys” planin e paqes, heq disa kërkesa ruse për kufijtë
24/11/2025 19:47

Ukraina ka ndryshuar ndjeshëm “planin e paqes” të SHBA-së për Ukrainën, duke hequr disa nga kërkesat e Rusisë, thanë njerëz të njohur me negociatat, ndërsa udhëheqësit evropianë paralajmëruan sot se nuk mund të arrihet një marrëveshje shpejt. Volodymyr Zelenskyy mund të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më vonë këtë javë, treguan ata, mes një fluksi telefonatash midis Kievit dhe Uashingtonit. Ukraina gjithashtu po bën presion që Europa të përfshihet në bisedime. Sipas The Guardian, plani origjinal prej 28 pikash SHBA-Rusi u hartua muajin e kaluar nga Kirill Dmitriev, i dërguari special i Vladimir Putinit, dhe përfaqësuesi i Trumpit, Steve Witkoff. Ai i bën thirrje Ukrainës të tërhiqet nga qytetet që kontrollon në rajonin lindor të Donbasit, të kufizojë madhësinë e ushtrisë së saj dhe të mos bashkohet me NATO-n. Gjatë negociatave të dielën në Zvicër, të udhëhequra nga sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio dhe shefi i stafit të Zelenskyy, Andriy Yermak, plani u rishikua në thelb. Tani ai përfshin vetëm 19 pika. Kievi dhe partnerët e tij europianë thonë se vija ekzistuese e frontit duhet të jetë pika fillestare për diskutimet territoriale. Ata thonë se nuk mund të ketë njohje të tokës së sekuestruar nga Rusia ushtarakisht dhe shtojnë se Kievi duhet të marrë vendimet e veta nëse do të bashkohet me BE-në dhe NATO-n, diçka për të cilën Kremlini dëshiron të vërë veton ose të vendosë kushte. Më pas, Rubio i përshëndeti bisedimet e së dielës si “shumë pozitive”. Duke shkruar në Truth Social, Trump, i cili ditë më parë kishte akuzuar udhëheqjen e Ukrainës se nuk kishte “mirënjohje”, përdori një ton pozitiv. “A është vërtet e mundur që po bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. ZOTI E BEKOFTE AMERIKËN!”, shkroi presidenti. Delegacioni i Ukrainës informoi Zelenskyy-n rreth bisedimeve të hënën, pasi u kthye nga Gjeneva në Kiev. Ata e përshkruan versionin e fundit të planit si më realist. Veçmas, Zelenskyy foli me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, dhe i kërkoi atij të përfshijë vendet europiane në proces. Vance thuhet se u pajtua. Mbretëria e Bashkuar dhe BE u habitën javën e kaluar kur plani origjinal u zbulua në median amerikane. Sekretari i ushtrisë, Dan Driscoll, miku dhe shoku i klasës J.D Vance në universitet u dërgua në Kiev me një delegacion ushtarak për të informuar Zelenskyy-n mbi përmbajtjen e tij. Që atëherë, qeveritë europiane kanë kërkuar të rishikojnë dokumentin, i cili duket se është shkruar fillimisht në rusisht. Ata publikuan kundërpropozimet e tyre dje, të cilat bënin thirrje për respektimin e sovranitetit të Ukrainës. Bisedimet vijnë ndërsa Zelenskyy është në gjendjen e tij më të dobët që nga fillimi i luftës, pas një skandali korrupsioni që çoi në shkarkimin e dy ministrave të tij dhe ndërsa Rusia po bën përparime në fushën e betejës.

Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
Top Channel/ Alarm për IOS! Zbulohet sulmi “DarkSword”, Apple apel për përditësim urgjent
20/03 12:31
Top News- Anije luftarake ruse e një cisternë nafte / Putin sfidon Trump, thyen bllokadën ndaj Kubës
20/03 12:26
Top News – Do hedhë në erë pistat e Grenlandës / Nëse Trump sulmon, Danimarka e ka gati planin
20/03 12:25
Top News – Tmerr në fluturim, turbulenca të frikshme / Disa të plagosur në avionin e Delta Airlines
20/03 12:25
Top News – SHBA, ofensivë për të hapur Hormuzin / Avionë luftarakë e helikopterë kundër Iranit
20/03 12:20
Top Channel/ Falja e Bajramit, besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë!
20/03 11:57
Top Channel/ SHBA “hakmerret” për Shqipërinë: Godet hackerat iranianë, bllokon “Homeland Justice”!
20/03 11:20
Top Channel/ Origjina e jetës, përgjigja vjen nga asteroidi? Zbulohen “blloqe” materiali genetik!
20/03 11:19
Top News – Festë dhe raketa në Lindjen e Mesme / Myslimanët e botës shënojnë Fitër Bajramin
20/03 11:00
DIGITALB DIGITALB