Top Channel/ Ukraina feston Ditën e Pavarësisë, Rusia nuk ndal sulmet, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur
24/08/2023 18:19

Të paktën një person mbeti i vrarë dhe 16 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ruse ndaj Ukrainës këtë të enjte, njoftuan zyrtarët vendas, ndërsa Kievi shënoi 32 vjetorin e pavarësisë nga Moska. Sulmet ku mbetën të plagosur civilët u kryen në qytetet Kherson dhe Dnipro dhe në një qytet që ndodhet në vijën e frontit. Një grua u vra nga sulmet në Kherson, ndërsa mes tre të plagosurve ishte edhe një fëmijë. Dhjetë persona të tjerë u plagosën në qendër të qytetit të Dnipros, ndërsa autoritetet shtuan gjithashtu se nga sulmet u dëmtuan më shumë se 10 ndërtesa duke përfshirë një bankë, një hotel dhe një ndërtesë administrative. Tre banorë u plagosën në një tjetër sulm ndaj një supermarketi në lindje të rajonit të Doneskut, njoftoi prokurori i rajonit. Një vajzë shtatë vjeçare u plagos si pasojë e sulmeve ruse në qendër të Khersonit, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin. Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës tha se dy persona të tjerë u plagosën si pasojë e një predhe që goditi çatinë e një shtëpie private dhe postoi në internet një fotografi që tregonte një ndërtesë pjesërisht të shkatërruar. Rusia ka kryer rregullisht sulme në qytetet ukrainase larg vijës së frontit, megjithëse mohon që sulmet të kenë pasur qëllimisht si objektiv civilët. E enjtja përkoi me festën kombëtare të Ukrainës, ndërsa ky përvjetor përkoi ekzaktësisht me 18 mujorin e nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës. Në një fjalim të regjistruar paraprakisht, Presidenti Volodymyr Zelenskyy falënderoi popullin ukrainas që nuk u dorëzua dhe nuk u gjunjëzua dhe falenderoi çdo qytetar për rolin që kishte luajtur për ta bërë Ukrainën të pamposhtur. Pamjet: AFP

Top News – 11 miliardë dollarë për 6 ditë luftë/ Administrata Trump bën llogaritë, duhen më shumë
12/03 17:16
Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
DIGITALB DIGITALB