Top Channel/ Ukraina, “dorëzohet” Putin? Pranon propozimin kinez: “Bazë për marrëveshje paqeje”!
16/10/2023 13:22

Në kohën kur lufta e Ukrainës hyri në ditën e 600-të dhe bombardimet ruse në Donjeck shkaktuan viktima të reja, Vladimir Putin jep shenja lodhjeje nga konflikti i zgjatur. Presidenti rus deklaroi befas se propozimet e Kinës për fundin e luftës “ mund të përbëjnë bazën e një marrëveshje paqeje”, duke shtuar se “askush që e ka mendjen në vend nuk do ta linte të hapur mundësinë e një përplasjeje mes fuqive bërthamore". “E njohim natyrën e propozimit kinez dhe e vlerësojmë atë. Besoj se është mjaftueshëm realist”, u shpreh shefi i Kremlinit, i cili përsëriti pretendimet se përpjekjet e Ëashingtonit për ta tërhequr Ukrainën në NATO rënduan situatën. Më herët, presidenti amerikan Joe Biden pohoi se SHBA-ja mund ta mbështesë edhe Ukrainën edhe Izraelin në aspektin ushtarak. “Ne jemi Shtetet e Bashkuara për Amerikës, për hir të Zotit, shteti më i fuqishëm në botë, jo në botë – po në historinë e botës”, u shpreh ai kur u pyet nëse lufta e Izraelit dhe ajo në Ukrainë janë më shumë sesa që mund të përballojë SHBA-ja. “Ne mund të kujdesemi për të dyja dhe ta garantojmë mbrojtjen tonë ndërkombëtare”, tha Biden. “Ne e kemi kapacitetin për ta bërë këtë, e kemi obligim”, shtoi ai duke e përshkruar SHBA-në si “shtet esencial”. Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar, Shtetet e bashkuara kanë ndarë 44 miliardë dollarë si ndihmë për Kievin.

Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rusia ‘shpall’ fitoren në Ukrainë / Banderolë në ambasadën ruse, proteston Koreja e Jugut
23/02 15:01
Top News – Të fortët shkelin ligjin ndërkombëtar / OKB dënon rritjen globale të ‘sundimit të forcës’
23/02 14:54
Top News – Hungaria bllokon sanksionet për Rusinë / BE e zemëruar, Macron kërkon të rritet presioni
23/02 14:46
Top News – SHBA tërheq trupat nga Siria / Autokolona me kamionë dhe mjete të blinduara
23/02 14:43
Top News – Në shkollë me makinat e xhandarmërisë / Uji i përmbytjeve s’është tërhequr ende në Francë
23/02 14:37
Top News – Të hiqet nga linja e trashëgimisë së fronit / Australia kundër vëllait të mbretit Charles
23/02 14:32
Top News- Grenlanda i thotë Trumpit: ‘Jo faleminderit’/ Refuzon ofertën për dërgimin e anijes spital
23/02 12:40
Top News – ‘Putin ka nisur Luftën e III Botërore’/ Zelenski flet për BBC: Duhet ndaluar me çdo kusht
23/02 12:40
Top News – Armada e Trumpit rrethon Iranin / Eskorta e USS Gerald Ford në Mesdhe, ‘do mbrohemi’
23/02 12:30
Top Channel/ Zelensky për BBC: “Lufta e tretë botërore ka nisur, Putin duhet ndaluar”!
23/02 12:08
Top News – Kaos në Nju Jork, stuhi masive bore / Të gjithë mbyllen në shtëpi, ndalohen udhëtimet
23/02 11:58
Top Channel/ E bëri SHBA? Vrasja e El Mencho-s në Meksikë, mbështetje “inteligjence”!
23/02 11:57
Top Channel/ BE “dorëzohet” për Bordin e Paqes? Diplomatët europianë takohen me Mladenov!
23/02 11:56
Top News – ‘Jemi një superfuqi bërthamore’ / Kim Jong Un rizgjidhet udhëheqës i partisë
23/02 11:54
Top News – Triada bërthamore e Rusisë në fokus / Putin: Zhvillimi është një ‘prioritet absolut’
23/02 11:41
Top Channel/ Shkup, arrestohet Artan Grubi: Ish zv/kryeministri, një vit arrati për korrupsion!
23/02 11:25
Top Channel/ Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimin e naftës ruse!
23/02 11:24
Top News- SHBA, 15 mln dollarë për kokën e tij/ Kush ishte ‘El Mancho’, baroni që u ngrit nga skamja
23/02 10:42
DIGITALB DIGITALB