Top Channel/ Ukraina do “falë” territor, Zelensky: Lëshime për t’i dhënë fund luftës
29/11/2024 23:30

Për herë të parë, presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm t’i lëshojë territor Rusisë për t’i dhënë fund luftës. Presidenti ukrainas tha se vendi i tij mund të heqë dorë përkohësisht nga territori i pushtuar nga Rusia në këmbim që territori që e kontrollon Ukraina të futet në “ombrellën e NATO-s”. Ai shtoi se Kievi më vonë mund të negociojë “diplomatikisht” kthimin e territorit në lindje që është aktualisht nën kontrollin rus, pasi të jetë rënë dakord për armëpushim. “Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, duhet ta fusim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë”, ka thënë Zelensky në një intervistë për Sky News. “Kjo është ajo që duhet të bëjmë shpejt, dhe më pas Ukraina mund të marrë përsëri pjesën tjetër të territorit në mënyrë diplomatike”, shtoi ai. “Ombrella e NATO-s” mund të nënkuptojë anëtarësim në NATO ose mund të nënkuptojë garanci individuale të sigurisë të ofruara nga aleatët perëndimorë. Anëtarësimi i plotë i Ukrainës në NATO do të shkaktonte luftë mes Rusisë dhe Perëndimit, sipas Nenit 5 të aleancës. Megjithatë, Putini ka refuzuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO si pjesë e çdo marrëveshjeje të ardhshme të paqes. Komentet e Zelenskyt erdhën në përgjigje të një pyetjeje nëse Kievi do të ishte i gatshëm t'i jepte territor Moskës në këmbim të anëtarësimit të plotë në NATO. “Askush nuk na ka ofruar të jemi në NATO. Mund të ishte e mundur, por askush nuk na ka ofruar”, ka deklaruar ai.

Top Channel/ Kanadaja “i shpall luftë” SHBA-së: “Do përgjigjemi për tarifat”!
14/12 14:36
Top Channel/ SHBA i vë sanksione kompanisë serbe të naftës, Vuçiç: S`kemi parë gjë ende!
14/12 14:25
Top Channel/Korea e Jugut nuk fal presidentin: Shpalli ligjin e luftës, parlamenti voton shkarkimin!
14/12 14:19
Top Channel/ Të dashurohesh me ekzekutorin! Sindroma “Bonnie dhe Clyde” dhe ekzekutori i CEO-s
14/12 14:16
Top Channel/ Ekzekutori i biznesmenit që po “çmend” botën, “ylli i errët” do t’i shpëtojë burgut?
14/12 14:02
Top News- Agjenti 007 ukrainas përmbush misionin, ekzekuton trurin e raketave ruse
14/12 14:01
Top Channel/ “Lironi Luigi Mangione-n”, SHBA: Qëlloi mbi CEO-n, i riu kthehet në “hero”!
14/12 13:17
Top News- Parlamenti fajëson Presidentin koreanojugor/ Pas ligjit të luftës, pezullohet nga detyrat
14/12 13:03
Top News – Gjeorgjia në kaos…president ekstrem në krye/ Protestuesit vendosin barrikada në parlament
14/12 12:52
Top News- Trump do “ndalojë orën”, s’do këtë më ndryshim….Debat në SHBA
14/12 12:30
Top Channel/ Alarm në SHBA, dronë misteriozë në Nju Xhersi-Kongresi: Të goditen!
14/12 12:03
Top Channel/ BE, draft-konkluzione për Kosovën dhe Serbinë: Përmendet shpërthimi në Ibër-Lepenc!
14/12 12:01
Top Channel/ Trump do kthejë ndryshimin e orës? Praktikë e vjetëruar dhe e kushtueshme!
14/12 11:42
Top News – SHBA nis hakmarrjen ndaj Serbisë, Beogradi bashkëpunoi me Rusinë/ Bashkohet e Britania
14/12 08:30
Top Channel/ Pelosi në spital/ Ish-kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, u lëndua në Luksemburg
13/12 23:16
Top Channel/ Trump mban premtimin! Administrata e re amerikane përgatitet për dëbimet e emigrantëve
13/12 22:47
Top Channel/ Nancy Pelosi në spital! Çfarë i ndodhi ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve?
13/12 22:46
Top Channel/ Do të marrë fund kriza politike në Francë? Macron emëron kryeministër…
13/12 21:34
Top Channel/ “Akt terrorist!”, Zelensky pas sulmeve masive ruse: Ky është plani i paqes së Putin
13/12 21:33
Top Channel/ Si Assad i mashtroi të gjithë dhe ia mbathi!? Zbërthehet skema: Gruaja e priste…
13/12 21:32
DIGITALB DIGITALB - OFERTA