Në verilindje të vendit, në fshatin Vleshë të Peshkopisë, në një lartësi prej 800 metrash mbi nivelin e detit, ndodhet një prej burimeve natyrore më të veçanta në Shqipëri, “Uji i Ftohtë”. Ky burim karstik me ujë të pastër dhe të ftohtë, del në kontaktin midis gëlqerorëve dhe rreshpeve dhe është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët dhe të sëmurët nga e gjithë Shqipëria. Shumë prej tyre besojnë se uji ka veti shëruese, sidomos për sëmundjet reumatizmale.