Top Channel/ Udhëtonte me 189 km/orë në rrugën ku u shua familja nga Patosi/ Arrestohet shoferi
09/07/2021 18:16

Shoferët vijojnë t’i shkelin rregullat në vend, ku një person është konstatuar duke drejtuar mjetin tip “BMË” me shpejtësi 189 km/orë, në të njëjtën rrugë ku u shua familja me 4 persona pasi u përplasën nga një “Audi” që ecte me 200 km/orë. Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia Rrugore e Tiranës, në Bulevardin Blu, në Kamzë, është konstatuar shtetasi R. M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” me shpejtësi 109 km/orë, n Falë telefonatave të qytetarëve, Policia Rrugore e Tiranës dhe ajo e Fierit kanë bërë të mundur parandalimin e tri ngjarjeve të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht: Telefonata e parë për një drejtues mjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, në zonën e Yzberishtit. Policia sapo e konstatoi, i dhanë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk u bind dhe vazhdoi ndjekjen duke shkelur disa rregulla të tjera të qarkullimit rrugor, aksidentoi me dëme materiale dhe një mjet tjetër, deri sa u bë i mundur ndalimi i tij. Pas verifikimit mrezultoi se shtetasi D. M., 33 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l testi i parë dhe 0.98 mg/l testi i dytë. Telefonata e dytë ishte për një mjet tip “Skoda”, që kryente manovra të rrezikshme duke qarkulluar në sens të kundërt në rrugën e Rinasit. Pas verifikimit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. B., 20 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l testi parë dhe 1.07 mg/l testi i dytë. Telefonata e tretë ishte nga qarku Fier, ku drejtuesi një motoçiklete pa targa kryente manovra të rrezikshme në aksin rrugor Seman-Fier. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë bllokimin e motoçikletës dhe nga kryerja e alkooltestit rezultoi se drejtuesi i motoçikletës, shtetasi A. M., 52 vjeç, drejtonte motoçikletën në gjendje të dehur, në masën 1.35 mg/l. Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar gjithsej 44 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 2234 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Mbyllet pas 5 orësh mbledhja për Ballukun, Bardhi zbardh diskutimet
23/02 16:19
Top Channel/ Presidenti i ri, Albin Kurti nis takimet për të mbledhur 80 vota. Sot pret Abdixhikun
23/02 16:19
Top Channel/ Kuvendi diskuton “Ballukun”/ Mblidhet Këshilli i Imuniteteve, në takim
23/02 16:18
Top Channel/ Librazhd-Prrenjas vijon e bllokuar, ka shembje të reja në zonën e dëmtuar
23/02 16:06
Top Channel/ Mrekullitë e Arbërisë! Vijnë nga UNESCO në skenën eTKOB
23/02 15:45
Top Channel/ “Revoltë dhe diversifikim aksionesh”, Berisha flet për fazë të re të protestës
23/02 15:39
Top Channel/ Rama: Rruga, fatkeqësi natyrore! Në Itali s’bëhet politikë me fatkeqësitë
23/02 15:39
Top Channel/ Lirohen protestuesit e arrestuar, gjykata: Ndalimi, i paligjshëm
23/02 15:26
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rëndohet pozita e Ballukut. SPAK: Ajo ka kërcënuar dëshmitarë dhe të pandehur
23/02 15:22
Top Channel/ Rama në Vlorë me një grup investitorësh të huaj, zbardhet agjenda e kryeministrit
23/02 14:49
Top Channel/ Lëvizte me pistoletë në brez, pranga 30-vjeçarit në Tiranë
23/02 14:37
Top Channel/ Pas vizitës në Korçë, Edi Rama mbërrin në Vlorë me helikopter
23/02 14:11
Top Channel/ PD përshkallëzon protestën të shtunën? Ja çfarë paralajmëron Berisha
23/02 13:36
Top News – Sokol Balla në SPAK. Gazetari merret në pyetje për dosjen e Ballukut
23/02 13:31
Top Channel/ Shembja e rrugëve, Berisha: Kanë gërryer lumenjtë dhe kanë ndërhyrë në anët e urës…
23/02 13:19
Top News – ‘Arrestimi i paligjshëm’/ Gjykata liron të gjithë protestuesit e opozitës
23/02 13:17
Top News – Rama udhëton me helikopter për në Korçë, ulet te stadiumi
23/02 13:17
Top News – Rruga e bllokuar, Rama me helikopter në Korçë/ “Shembja në Librazhd, fatkeqësi natyrore”
23/02 13:08
DIGITALB DIGITALB