Një 45-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të shiste disa armë. Ai u kap duke transportuar armë zjarri nga Shkodra drejt Rinasit me qëllim shitjen e tyre. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dy armë zjarri pistoleta të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.