Top Channel/ “Udhërrëfyese e gjuhës”/ Regjisori Gëzim Kame kujton rrugëtimin kulturor të Vera Zhejit
20/08/2024 19:49

Ndarja nga jeta e figurës ikonike Vera Zheji në moshën 91 vjecare është humbje e madhe për Shqipërinë. E gdhendur në memorien historike të shqiptarëve si zëri simbol i Radio Tiranës, e pagabueshme në përcimin e fjalëve shqipe, miqtë e Verës e kujtojnë me nostalgji rrugëtimin e saj kulturor, ku spikaste jo thjesht për profesionalizëm por edhe për mirësinë. “Ishte një kënaqësi e madhe të komunikoje me Verën, një enciklopediste e vërtetë. Ishte një mësuese e gjithë shqiptarëve në radio për gjuhën shqipe! Diksionimi i saj ishte i jashtëzakonshëm, theksonte cdo gërmë të fjalëve, nuk i humbiste asgjë. Si dhe ishte një shembull i fjalës artistike që ishte lënda e saj. Unë humba një udhërrëfyese, sidomos të gjuhës shqipe! Kur vë shfaqje në skenë, me kërkesat që kam ndaj aktorëve, gjithmonë kam parasysh Vera Zhejin!” Regjisori Gëzim Kame rrëfen rrugëtimin e përbashkët 25 vjeçar me Verën në Akademinë e Arteve, si dhe ndjesitë e privilegjit të të qënurit krijues me të në bashkëpunimin regjisor-aktor në dy shfaqje ‘Shi në plazh” dhe “Mësues i letërsisë”. “Shfaqja e saj e parë ka qënë Shiu në plazh, ku mbaj mend që përveç seriozitetit të saj artistik e disiplinës së fortë të punës që ja kishte diktuar mikrofoni që në orën 5 të mëngjesit që cohej tërë jetën. E saktë, ndërvepruese. Plus modestia e saj, ana shpirtërore me një thjeshtësi të jashtëzakonshme sikur të ishte asgjë, ndërkohë që ne ishim rritur me zërin e saj që fëmijë. Në jetën e përditshme ajo ishte gazi i shoqërisë, njeriu super pozitiv”… E lindur në një familje intelektuale, Vera Zheji ruajti vlerat e trashëguara si fillim me zërin e saj magjik në radio, talentin në aktrim, zhdërvjelltësinë në gjuhët e huaja, për ta mbyllur karrierën me studentët që ju mësonte fjalën artistike; duke u kthyer në një imazh të dashur e të paharrueshëm mes shqiptarëve edhe pas ndarjes nga jeta.

Top Channel/ Sahati i Elbasanit/ Flet Idajet Kaca, njeriu që kujdeset për objektit shekullor
23/08 12:28
Top Channel/ In Memorium Rezana Çelikut. Ema Andrea rrëfen aktoren e ndjerë
22/08 19:58
Top Channel/ “S’e di pse e mori Zoti kaq shpejt…”, Ema Andrea: Kam mësuar nga Rezana Çeliku
22/08 19:46
Top Channel/ Kalendar i pasur kulturor. Festivale, muzikë dhe traditë nga jugu në veri të vendit
22/08 15:31
Top Channel/ Aktrimi dhe artet e aplikuara më të kërkuarat, pak interes për frymorët
21/08 19:55
Top Channel/ Korça e vjetër në fotografi/ Ekspozohen fotografitë e Korçës së viteve ’20 dhe ’30
20/08 12:27
Top Channel/ Shtëpia me gjethe josh turistët! Të huajt dominojnë interesin për muzeun
17/08 20:37
Top News- ‘Kurti nuk do ta marrë presidentin’/ Opozita hedh akuza: Kuvendi s’është pronë e tij
16/08 21:05
Top Channel/ Luzati kthehet në galeri arti, 15 artistë nga 9 vende rijetësojnë historinë e traditën
16/08 12:26
Top Channel/ “7 ditët e krijimit” në skenë. Mujo dhe Xhuvani sjellin poezinë e Met Dervishit
14/08 12:28
Top Channel/ Gjirokastra feston folklorin.Fest Folk 2026 sjell këngë, valle dhe kostume tradicionale
14/08 12:27
Top Channel/ “Adopto një film”, nisma e Arkivit Qendror të Filmit synon restaurimin e prodhimeve
12/08 20:08
Top Channel/ Francezët, adhurues të Kadaresë! Turistë të shumtë në shtëpinë muze Agolli-Kadare
11/08 19:55
Top Channel/ Havzi Nela, 38 vjet pas varjes! Qytetarët: Kur regjimi komunist ekzekutoi disidentin
10/08 15:24
Top Channel/ “Shën Ilia” ngrihet nga hiri,një vit pas zjarrit, restaurimi i kishës drejt përfundimit
09/08 12:53
Top Channel/ Kavaja në festë me Portokallinë! Humor, muzikë dhe duartrokitje në shëtitore
09/08 12:47
Top Channel/ Poezia e Teodor Kekos rikthehet në skenë, homazh në Durrës nga aktorët
07/08 12:29
Top News – Strategjia Kombëtare. Kultura, jo më vetëm me fonde nga qeveria
06/08 20:28
Top Channel/ “Verë dhe portokalle” në Bulqizë. Aktorët e Portokallisë ndezin atmosferën në qytetin
04/08 12:30
Top Channel/ Kalaja e Shkodrës më e vizituara, ndalesa kryesore për turistët në Veri të Shqipërisë
02/08 20:06