Top Channel/ U vranë 3 spanjollë, ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Afganistan!
20/05/2024 11:14

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmit me armë zjarri ndaj turistëve në provincën Bamiyan në Afganistan, ku humbën jetën tre shtetas spanjollë e një tjetër mbeti i plagosur. Abdul Matin Qane, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afganë në qeverinë talebane të vendit pohoi se për ngjarjen janë arrestuar sit ë dyshuar 4 persona. Përveç tre turistëve të huaj, i vrarë mbeti edhe një qytetar afgan, dhe u plagosën edhe katër të huaj dhe tre afganë, sipas Qanes.Në Bamiyan ndodhet një zone e mbrojtur nga UNESCO dhe mbetjet e dy statujave të mëdha të Budës, të cilat u hodhën në ajër nga talibanët gjatë sundimit të tyre paraprak më 2001.Turistja franceze Anne-France Brill, një nga dhjetëra udhëtarët e huaj që ndodheshin aty për një vizitë të organizuar, tha se një person i armatosur në këmbë iu afrua automjeteve të grupit dhe hapi zjarr.“Kishte gjak kudo”, rrëfeu 55 vjecarja. “Një gjë është e sigurt,” pohoi ajo, agresori ishte aty posacërisht “për të huajt”.Që kur rimarrjes së pushtetit në vitin 2021, talebanët janë zotuar të rivendosin sigurinë dhe janë përpjekur të inkurajonë numrin e vogël të turistëve në vend, që së fundi kishte nisur të pësonte rritje. Sulmi i së premtes ishte ndër më seriozët që shënjestronin shtetasit e huaj që prej instalimit të qeverisë talebane, e cila u zotua “se të gjithë kriminelët do të gjenden dhe ndëshkohen”.

Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19
Top News – Trump triumfator në Kongres / ’Ligji i madh e i bukur’, çfarë efektesh do të ketë?
04/07 12:17
Top News- Hapën zjarr mbi palestinezët e uritur…Kontraktori i ndihmave në Gaza: Pashë kolegët e mi
04/07 12:13
Top News – ‘Mbyllet’ qielli mbi Francë / Greva e kontrollorëve ‘ndëshkon’ mijëra pasagjerë
04/07 12:04
Top News – Aleatët e NATO-s lëshojnë alarmin: Putin po përdor armë kimike në Ukrainë
04/07 12:04
Top News – Top i madh zjarri e tym i zi mbi Romë / Tronditet qyteti, shpërthen stacioni i benzinës
04/07 12:03
Top News – Zhgënjehet me Putinin, flet me Zelenskin / Trump: Nuk po provon t’i japë fund luftës
04/07 12:00
Top Channel/”Ferri” i Europës: Nuk frenohen dot flakët, mijëra të evakuar!
04/07 11:58
Top Channel/ SHBA: Kongresi miraton paketën e Trumpit, kritikët: Do rrisë borxhin amerikan!
04/07 11:25
Top Channel/Pas telefonatës me Trump, Putin sulm masiv në Ukrainë! SHBA: Vijojmë furnizimin me armë!
04/07 11:24
Top Channel/ 4 korriku, festa e Pavarësisë së SHBA: “Shans” për të lënë mënjanë dallimet politike!
04/07 11:23
Top News- 550 dronë drejt Kievit/ Rusia nuk ndalet, as Trump nuk e spraps Putinin
04/07 10:12
Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27