Arbjan Mazniku, ministër shteti për Pushtetin Vendor, e quajti betimin e Vangjel Tavos si kryetar i bashkisë së Himarës “një moment shumë të mirë”. Kjo sepse sipas tij shënon mbylljen e “telenovelës së Himarës”. Ministri thekson se Qeveria do të mbështesë Himarën, si një vend turistik që ka nevojë për zhvillim. Mazniku: Është një moment shumë i mirë, u mbyll kjo telenovela e Himarës, në mënyrën më të mirë të mundshme.