Top Channel/ U kërcënua nga Trump?! Dorëhiqet papritur kryeministri kanadez
06/01/2025 20:02

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka njoftuar sot dorëheqjen si kryetar i Partisë Liberale dhe si kryeministër, duke hapur kështu rrugën për të zgjedhur një udhëheqës i ri i partisë në pushtet. Ai njoftoi gjithashtu se Parlamenti i Kanadasë do të pezullohet deri në 24 mars derisa të zgjidhet kreu i ri i qeverisë, megjithëse ishte parashikuar që ligjvënësit të ktheheshin në punë në 27 janar. Trudeau bëhet kështu “viktima” e parë e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili sapo fitoi zgjedhjet e kërcënoi Kanadanë se do ti vendosë një tarifë 25% të të gjitha eksporteve. Ai e përccmoi kryeministrin kanadez pasi e ftoi për një darkë në Florida, teksa e quajti Guvernator të shtetit të Kanadasë dhe hodhi idenë që Kanadaja të jetë shteti i 51-të i Amerikës. Trudeau, udhëheqës i Partisë Liberale për 11 vite dhe kryeministër për nëntë vite, po përballej me një sërë krizash në rritje, ku përveë kërcënimeve të Trump ishin edhe dorëheqja e aleatëve kryesorë dhe sondazhet katastrofike të opinionit publik. Në fjalimin e mbajtur në Otava, Trudeau vlerësoi progresin që ka bërë vendi që nga viti 2015 kur ai mori detyrën, teksa tha se tani ka ardhur koha për një rinisje të re dhe për të ulur temperaturat në politikën kanadeze. Analistët politikë thonë se dorëheqja e Trudeau erdhi pasi deputetët nga disa prej provincat më të mëdha të Kanadasë u mblodhën në prag të Krishtlindjeve dhe i kërkuan atij të largohej, teksa të mërkurën ishte parashikuar një mbledhje që pritej të vendoste përfundimisht fatin e kryeministrit. Me largimin e Trudeau, tre janë emrat më të përfolur për t’i zënë vendin, ish-ministrja e Financave e dorëhequr pak ditë më parë, Christian Freeland, ish guvernatori i Bankës Qendore, Mark Carney dhe Christy Clark, ish kryeministre e British Columbia.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05