Gjykata e Durrësit la në burg pronarin dhe shoferin e kamionit ku u sekuestruan 45,5 kg heroinë. Arrestimi i pronarit të kompanisë së transportit Arian Çerma, 45 vjeç dhe shoferit të kamionit Olgert Duda, 36 vjeç u vleftësua i ligjshëm nga gjykata e cila caktoi masën e sigurisë arrest në burg pa afat për të dy.