Dy persona janë kapur në një lokal të Vlorës teksa vendosnin baste sportive nëpërmet celularëve. Në pranga ka rënë edhe mbikëqyrësi i kompjuterëve që shërbenin për lojëra fati. 18-vjeçari me iniciale O.Ll., 38-vjeçari me iniciale N.Ll. dhe 51-vjeçari me iniciale E.V. do të hetohen për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.