Është arrestuar nga policia e Durrësit një marinar ris i anijes me qymyr ku në muajin maj u gjetën 60 kg kokainë. Mësohet se arrestimi i tij nuk ka lidhje me kokainën, por me materialet pornografike me të mitur që i janë gjetur në aparatin e tij celular. I arrestuari është Gregory Gorbunov, ndërsa rrestimi i tij vjen pas vendimit për heqjen e sekuestros ndaj anijes Unistream dhe kthimin e pasaportave pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes.