Ka pushtetarë që ia vjedhin shtetit 4 milion euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia”! Ky ka qenë reagimi i Elidon Çelës në sallën e gjyqit, ku është përballur jo vetëm me akuzën për mosdeklarimin në kufi të parave dhe sendeve me vlerë, por dhe me dyshimin për pastrim të produkteve të veprës penale.