Është ndarë nga jeta ish-drejtori i komanduar i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës, Etmond Llabani. Ai kishte marrë detyrën në këtë institucion pas arratisjes së Altin Ndocit, duke u komanduar në krye të burgut në një moment të ndjeshëm për sigurinë. Më herët, Llabani ka shërbyer si drejtues edhe në burgun e Peqinit. Në janar të këtij viti, pak ditë pasi mori detyrën në Durrës, ai pësoi një hemorragji cerebrale, gjendje që ndikoi rëndë në shëndetin e tij dhe e detyroi të dërgohej për trajtim në Itali. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi ndarjen e tij nga jeta dhe shpreh ngushëllimet për familjen, miqtë dhe kolegët. Aktualisht, funksionin e drejtorit të burgut të Durrësit e mban Ervin Kurti. Etmond Llabani mbahet mend si një drejtues i përkushtuar dhe një njeri me integritet, i cili dha gjithmonë kontributin e tij për sistemin e drejtësisë dhe sigurinë në burgje.