Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar pamjet e vrasjes së Delon Troqes në qytetin e Vlorës. Në pamje duket momenti kur një makinë e zezë afrohet pranë servisit dhe qëllon me breshëri plumbash dhe largohet me shpejtësi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 maj të këtij viti.