Tre persona hynë në shtëpi, më kërkuan lekët dhe më dhunuan, tregon për Top Channel 54-vjeçari që ra pre e një grabitjeje. Pronari i shtëpisë, ku persona ende të paidentifikuar hynë për të vjedhur tregon se u dhunua rëndë nga autorët. Kur u thashë se s’kam para, më qëlluan me qytën e armës dhe më lanë të shtrirë në tokë, rrëfen Sokol Bajgora.