Protestë përpara gjykatës së Korçës nga përfaqësues të komunitetit rom dhe familjarë të Dritson Kurtit, 25 vjeçarit i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e tij të mitur vetëm 13 vjeç. Sot në gjykatë pritet të zhvillohet seanca e gjykimit paraprak për t’u vendosur që çështja të shkojë për gjykim themeli.