Policia ka publikuar pamjet e aksionit të Forcave Speciale të RENEA-s, gjatë aksionit në banesën e 62-vjeçarit në Maliq që tentoi të vriste gruan dhe djalin. Ramiz Muçollari qëndronte i armatosur në papafingon e shtëpisë së tij, kur dhjetëra efektivë hynë në katin e dytë të banesës. Mes autorit dhe RENEA-s ka pasur shkëmbim zjarri dhe sikurse duket nga pamjet me dron, nga çatia del tym.