Në fushën e mbetjeve urbane të Vlorës vazhdojnë të digjen disa vatra flakësh, por më shqetësues është tymi që çlirohet në ajër. Një pjesë e mirë e qyteti ka pasur probleme me tymin ndërsa këtë mëngjes retë e tij qëndronin edhe mbi plazhistët në buzë të detit. Pasojat e zjarrit ndihen deri në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit. Për të tretën ditë me radhë zjarret vazhdojnë të digjen në fushën e mbetjeve edhe pse punohet edhe natën nga zjarrfikëset dhe ushtria.