Një avion i linjave turke të pasagjerëve mbërriti sot në Stamboll nga Kabuli me 324 qytetarë turkë, pas trazirave dhe ndryshimit të dhunshëm të pushtetit në Afganistan. Avioni i posaçëm i ministrisë së jashtme turke ishte ngritur pa probleme mes kaosit të aeroportit të Kabul, ku deri tani shtatë njerëz kanë gjetur vdekjen teksa vendasit vërshojnë të largohen nga vendi.