Top Channel/ Turqia për Gazën: Gati të ndërhyjmë, Erdogani telefonon presidentin e Iranit
17/05/2021 11:23

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij Iranian, Hasan Rouhani diskutuan në telefon sulmet e vazhdueshme izraelitë kundër palestinezëve, teksa mediat e huaja flasin për “skena horror” në Gaza. Erdogan, që më herët deklaroi se Turqia nuk do ta pranojë persekutimin izraelit edhe nëse e gjithë bota e injoron, e bëri të qartë se Ankaraja është e gatshme të marrë një qëndrim serioz përballë ofensivës së shtetit hebre. Komuniteti global, u shpreh ai, duhet t`i dërgojë Izraelit një mesazh të fortë. Presidenti turk insistoi po kështu që se është e domosdoshme që bota islame të adoptojë një qëndrim të unifikuar, por edhe veprime kundër sulmeve të Izraelit. përpara tij, ambasadori turk në OKB, Feridun Sinirlioğlu, e quajti të papranueshme që Këshilli i Sigurimit nuk arriti të dilte me një deklaratë të përbashkët kundër dhunës në territoret palestinez. Ai përmendi vdekjet e foshnjeve e të fëmijëve, e tha se sulmet ndaj shkollave përbëjnë krime lufte. “Që prej fillimit të agresionit izraelit, dhjetëra fëmijë kanë vdekur në Gaza. Nëse një klasë e mbushur me të mitur do të hidhej në erë diku tjetër, sa ditë mendoni se do t`i duheshin këtij Këshilli për t`u mbledhur”, pyeti ambasadori, sipas të cili heshtja përballë kësaj kasaphane njerëzore vetëm sa e inkurajon më shumë Beniamin Netanyahun. Konflikti shpërtheu në fillimin e javës së kaluar pas planeve për dëbimin e familjeve palestineze në lagjen Sheikh Jarrah të Jeruzalemit Lindor dhe mësymjes se xhamisë Al Aksa nga policët izraelitë.

Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09
Top News – Huthët sulmojnë Riadin. Goditet rrokaqielli, alarm në Arabinë Saudite
19/11 21:00
Top News- Bosnja i ndalon hyrjen Radoiçiç/ Konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare
19/11 19:00
Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38