Top Channel/Turqia nis anijen në Egje, grekët në alarm: “TSG Çesme” po shkon drejt Skiros!
28/05/2022 16:04

Vendimi i fundit i Rexhep Tajip Erdogan shkakton tensione të reja në Egje, shkruajne mediat greke. Sipas tyre, marina turke njoftoi përmes një NAVTEX-i përdoruesit e linjave detare në ishujt grekë mbi nisjen e një anijeje të saj në zonë për kërkime hidrografike. Anija “TSG Çesme”, do të operojë në një zonë të gjerë pranë ishujve grekë deri në 14 qershor. Përmes NAVTEX-it, Turqia paralajmëron anijet e tjera që të bëjnë kujdes kur kalojnë në zonë pasi edhe turqit ndodhen aty. Anija do të pozicionohet mes ishujve Lesvos-Skyros-Ai Strati. Kjo lëvizje është konsideruar menjëherë nga grekët si provokim i turqve, të cilët pak ditë më parë angazhuan edhe anijen tjetër “Yunus”. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një prononcim për gazetën “ta NEA” u bën thirrje aleatëve që të mos dorëzohen para shantazheve të Turqisë dhe duke iu referuar marrëdhënieve greko-turke theksoi se “jemi dëshmitarë të përshkallëzimit të retorikës agresive të Turqisë ndaj të drejtave sovrane të vendit tonë. “Duhet të reagojmë me maturi dhe gjakftohtësi. Të mos rrëmbehemi nga retorika ekstreme nga përtej Egjeut. Ne zgjedhim mënyrën dhe kohën që do të përgjigjemi. Është e qartë se agresioni turk nuk kufizohet vetëm në vendin tonë", tha Dendias. Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan ndjeshëm verën e vitit 2020-tën, kur ato rrezikuan të shkonin drejt një konflikti të armatosur.

Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48