Turqia është e gatshme të organizojë një samit paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan pas bisedimeve të zhvilluara me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Stamboll. Turqia, anëtare e NATO-s, është pozicionuar si ndërmjetëse e mundshme midis Moskës dhe Kievit që në fillimet e konfliktit, kur Rusia nisi pushtimin e saj më shumë se dy vjet më parë.