Top Channel/ Përurimi i Xhamisë së Namazgjaë, komuniteti mysliman jep detaje të reja
08/10/2024 19:24

Xhamia e Namazgjasë do të përurohet ditën e enjte, ndërsa Komuniteti Mysliman Shqiptar ka dhënë detaje për inaugurimin e saj, ku pritet të jenë prezentë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Sipas njoftimit, thuhet se në ceremoni do të jetë i pranishëm gjithashtu edhe Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej. Xhamia e Namazgjasë në Tiranë tanimë ka një drejtues dhe ai nuk është një hoxhë shqiptar, por një imam turk. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar Imamin e Xhamisë së Namazgjasë. Ka qenë vetë Imami turk Enes Bastur i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë. “Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai. Pavarësisht se ai thotë se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar. Madje Imami Enes Bashtur e ka fshire nga rrjetet e tij sociale këtë njoftim. Të pyetur nga Top Channel, zyra e shtypit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë tha se nuk kanë asnjë qëndrim zyrtar për këtë lajm, dhe se emërimet në krye të xhamive nuk i bëjnë institucionet fetare të shteteve të huaja, por institucionet fetare shqiptarë. Edhe imamë të tjerë nuk pranuan të prononcohen duke u përgjigjur shkurt që nuk ka asgjë zyrtare. Ky lajm i paraprin vizitës ditën e enjte në vendin tonë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Erdogan do të mbajë një konferencë me kryeministrin Rama dhe gjithashtu do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.

Top Channel/ Përurimi i Xhamisë së Namazgjasë, Rama dhe Erdogan në ceremoni
08/10 21:58
Top Channel/ “Ky ishte vetëm fillimi”, Berisha thirrje për të liruar protestuesit: Jemi pranë tyre
08/10 21:21
Top Channel/ Rama: Brenda 5 viteve do kryejmë negociatat, askush nuk e pengon më vendin
08/10 20:05
Top Channel/ Këshilli Bashkiak/ Opozita godet tavolinat, Veliaj: Nuk e bllokoni dot Tiranën
08/10 19:58
Top Channel/ Bisedat në Sky, dy deputetë në SPAK/ Jurgis Çyrbja dhe Isuf Çelaj pyeten nga prokurorët
08/10 19:36
Top Channel/ “Molotov pa benzinë” te kryesia, Vokshi dhe Ndreca debatojnë ashpër
08/10 19:28
Top Channel/ Përurimi i Xhamisë së Namazgjaë, komuniteti mysliman jep detaje të reja
08/10 19:24
Top News / CDU/CSU dënon protestën e opozitës / Krichbaum: Distancë nga PD dhe lideri i saj, Berisha
08/10 18:38
Top News/ Bojkoti s’është alternativë / Berisha zbulon lëvizjet e PD para zgjedhjeve
08/10 16:51
Top News/ Mosbindja është për qytetarët / Berisha shmang pyetjen nëse do sfidojë arrestin
08/10 16:50
Top News / Veliaj për dhunën në protestë / ‘Pronat që u shkatërruan janë të shqiptarëve’
08/10 16:49
Top Channel/ Debat mes mazhorancës për KLSH! Braçe kërkoi ndryshime në strukturë. Kolegët e PS
08/10 15:21
Top Channel/ Rama, kritika kryebashkiakëve/ Probleme me emergjencat civile dhe ndihmën sociale
08/10 15:18
Top Channel/ “77 mënyrat e protestës”, Berisha: Kemi greva, ngujime dhe bllokime rrugësh permanente
08/10 15:12
Top Channel/ Roli i Presidentit, ironizon Berisha: Flet dhe hesht me leje të…
08/10 13:47
Top Channel/ “PD shkon në fitore”, Berisha paralajmëron pas protestës: Do të ndodhë që….
08/10 13:43
Top Channel/ Berisha: Kemi 77 mënyra të mosbindjes civile për të paralizuar narkoshtetin
08/10 13:38
Top Channel/ “Me ça merreni ju, nuk e kuptoj”, Rama bën për ujë të ftohtë kryebashkiakët
08/10 13:20
Top Channel/ Emergjencat civile! Kryeministri Rama mbledh kryebashkiakët edhe për legalizimet
08/10 12:52
Top Channel/ Komisionet në Parlament, opozita merr pjesë vetëm në një komision hetimor parlamentar
08/10 12:51
DIGITALB DIGITALB - OFERTA