Top Channel/ “Rusia nuk bën asgjë gabimisht”/ Majko: Mesazhi pas sulmit ndaj ambasadës shqiptare
20/12/2024 22:23

Ambasada shqiptare në Kiev u godit të premten nga raketat e lëshuar prej Rusisë. Sulmin që preku edhe 5 ambasada të tjera, Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko e quan mesazh të mirëmenduar. Në një reagim në ‘Facebook’, Majko zbërthen atë që fshihet pas sulmit rus, duke u shprehur se politika ruse nuk bën asgjë gabimisht. “Sulm i ushtrisë ruse ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev… Politika ruse, si rregull, nuk bën asgjë, gabimisht! Ajo të kujton, në mënyrën e vet, se çdo gjë ka çmim! (shënim nga Prishtina)” Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme raportoi më herët se sulmet ruse kanë shkaktuar dëme në godinën e ambasadës së Shqipërisë në Kiev, duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve. “Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Ne dënojmë pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare”. Pas reagimit ku dënonte sulmin, bëhet me dije se Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka thirrur në ministri ambasadorin rus, Zaitsev Alexei Anatolyevitch. Ambasadori rus është thirrur në Ministrinë e Jashtme për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen. Për sulmin që dëmtoi edhe 5 ambasada të tjera, ushtria ukrainase tha se forcat ruse përdorën raketat Kinzhal dhe Iskander në këto sulme, që raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike 600.000 banorë, ndërsa u dëmtua edhe një spital.

Top News- “Edi Rama zgjat fundin e tij të pashmangshëm”, Berisha: Të mbështesim studentët
20/10 19:26
Top Channel/ Balla flet për ligjet e integrimit që kanë marrë OK, nga BE dhe duhen miratuar
20/10 12:22
Top Channel/ Rama fton në dialog të rinjtë, kryeministri takon drejtuesit e gjimnazeve
20/10 12:21
Top Channel/ “Kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit”/ Rama: Arrestimet e policisë të ligjshme
20/10 09:26
Top Channel/ ‘Të rrish nën shiun e këtyre gurëve…’, Rama: S’ka asnjë reagim disproporcional
20/10 09:15
Top Channel/ “Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal”/ Rama: Me gurin keni vetëm dy mundësi…
20/10 09:15
Top Channel/ ’Ky agresion është 360 gradë’, Rama: Shqetësimet janë reale, por kjo situate po…
20/10 09:15
Top Channel/ ‘Padije dramatike’, Rama: Kur pashë dje që vandalizonin librin e Fishtës, mendova…
20/10 09:14
Top Channel/ ‘Situata jonë më e komplikuar’, Rama: Një pjesë e vajzave dhe djemve të rinj janë…
20/10 09:14
Top News – ‘Policia, jo mburojë e Ramës’. Berisha: Nuk dëgjoi protestat paqësore, tani do dialog
19/10 19:38
Top News-Berisha fajëson edhe SPAK për protestat: Humbi legjitimitetin! U kthye në organizatë partie
19/10 17:05
Top Channel/ ‘Dorëzoni detyrën, hidhni kapelet’, Berisha apel Policisë: Qëndroni në anën e drejtë…
19/10 12:21
Top Chanenl/ ‘Ky është birbo’,Berisha për Ramën: E krahason veten me Macron dhe quan protestuesit…
19/10 12:15
Top Channel/ ‘Kjo masë protestuesish ka nevojë për psikolog’, Rama: Rusia dhe Irani të përfshirë
19/10 10:28
Top Channel/ ‘Sulm i verbër nga një organizatë e shpallur terroriste’, Rama: Nuk është revoltë për…
19/10 09:43
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi:Policia na hodhi gaz
18/10 21:49
Top Channel/ Berisha përshëndet kongresmenët: Protesta do t’i japë fund kësaj qeverie
18/10 15:10
Top Channel/ “Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por…
18/10 12:20
Top Channel/ ‘Matufi mbart misionin e mbrapshtë’, Rama:Hyjnizojnë dhunën dhe…
18/10 12:02
Top Channel/ ‘Pengje të ‘grupit të zjarrit’, Rama për studentët: Një dorë e huaj po frymëzon…
18/10 11:45