Top Channel/ Turqia blen 40 F16-ta: “Mposhtim dhe Francën, dhe Greqinë në Mesdhe”!
10/10/2021 13:56

Turqia i ka kërkuar zyrtarisht prodhuesit amerikan Lockheed Martin blerjen e 40 avionëve luftarakë F 16-ta. Nuk dihet ende nëse Shtetet e Bashkuara, që e kanë përjashtuar Ankaranë nga programi i blerjes së avionëve të tyre të avansuar F-35 pasi turqit blenë sistemet raketore ruse S400, do t`i japin dritën jeshile kësaj blerjeje. Megjithatë, ajo shënon një kthesë në qëndrimin e Turqisë dhe vjen pikërisht në kohën kur Franca e Greqia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, e cila e ka acaruar Ankarane. Sipas paktit Athina do të blejë tre fregata Belhara dhe tre korveta nga Parisi, e ky i fundi do t`i vijë në ndihmë edhe ushtarakisht nëse ajo ia kërkon një gjë të tillë. Turqia tani po synon të forcojë aftësitë e veta ushtarake përballë një aleance të mundshme franko-greke në Mesdhe. Që prej vulosjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Francës, Turqia e ka shtuar presionin mbi Athinën në shumë fronte. Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi së fundi se vendi i tij mund të shpallë një zonë eksluzive ekonomike në Mesdheun Lindor, duke kujtuar se Turqia e ka një zonë të tillë edhe në Detin e Zi.

Top Channel/ Gaza do ndahet më dysh/ Netanyahu e Trump “bien dakord” për dy shtete
26/06 22:40
Top Channel/ Lufta me zjarret në Greqi/ Panik në periferi të Athinës, evakuohen mbi 1000 persona
26/06 22:29
Top Channel/ Kërkoi të flakej nga puna, kush është gazetarja që Trump e akuzoi për lajme të rreme
26/06 21:41
Top Channel/ Bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador kapet në një ‘bunker nëntokësor’, u arratis…
26/06 21:38
Top Channel/ ‘Duhet ta hedhin si qen’, Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN: Gënjeu për…
26/06 21:35
Top News- Ushtria ukrainase spraps trupat ruse, betejë e madhe në Sumy…fortifikohet zona
26/06 19:27
Top News- BE kërkon të forcojë kufijtë lindorë/ Gati plani për mbështetjen e vendeve kufitare
26/06 19:27
Top News- Mesazhi i parë i liderit suprem të Iranit, flet për fitrore dhe shuplakë ndaj SHBA-së
26/06 19:05
Top News- Kapet bosi më i kërkuar i drogës, kush është “Fito” njeriu që po arrinte fuqinë e Escobar
26/06 15:50
Top News- Zbulohet rrjeti i mësuesve pedofilë, të fiksuar fotove intime të nxënëseve
26/06 15:45
Top News- Sulmojnë dhe djegin fshatin, tre viktima…plas dhuna mes izraelitëve e palestinezëve
26/06 15:44
Top Channel/ Një javë në bunker, “rishfaqet” Khamenei: “Gjunjëzuam” Izraelin dhe SHBA-në!
26/06 14:38
Top Channel/ Trump tenton të shpëtojë Netanyahun: Kaloi ferrin, anulloni gjyqin për korrupsion!
26/06 14:32
Top News- ‘Ringjallet’ Ajatollahu! / Flet pas një jave i zhdukur-Mposhtëm SHBA dhe zionistët
26/06 14:28
Top Channel/ Nis projekti revolucionar për krijimin e ADN-së artificiale njerëzore, ç’do të ndodhë
26/06 13:58
Top Channel/ “Gjyqi ndaj Netanyahut është i turpshëm”, Trump i irrituar: Të anulohet menjëherë
26/06 13:57
Top Channel/ Samiti i NATO-s, përplasja e Trump me Spanjën: “Do t`i bëjmë të paguajnë dy here”!
26/06 12:05
Top Channel/ “Digjet” Ballkani, temperatura përvëluese: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius!
26/06 12:04
Top Channel/The Guardian, Rama: Britania “e errët”, duan vende të treta për të hedhur emigrantët!
26/06 12:04
Top Channel/ CIA mbështet Trump: Programi bërthamor i Iranit “u gjymtua” nga sulmet e SHBA-së!
26/06 12:01