Top Channel/ Bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador kapet në një ‘bunker nëntokësor’, u arratis…
26/06/2025 21:38

Policia në Ekuador ka riarrestuar të arratisurin më të kërkuar të vendit, bosin e drogës Adolfo Macías Villamar. Macías, i njohur edhe me pseudonimin “Fito”, është kreu i Los Choneros, një bandë e fuqishme kriminale e cila fajësohet për transformimin e Ekuadorit nga një parajsë turistike në një vend me një nga nivelet më të larta të vrasjeve në rajon. Ai dyshohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në vitin 2023. Policia e gjurmoi atë në atë që e përshkroi si një bunker nëntokësor poshtë një shtëpie luksoze në qytetin e Mantës. Një zëdhënës i policisë tha se nuk pati të shtëna në operacionin e përbashkët 10-orësh nga policia dhe ushtria. Një numër i madh oficerësh fillimisht monitoruan dhe rrethuan shtëpinë trekatëshe në lagjen Manta të Monterrey, në bregdetin ekuadoras. Kur ata sulmuan ndërtesën, gjetën një derë rrëshqitëse, të maskuar që të dukej si pjesë e dyshemesë prej guri, nga e cila shkallët metalike të çonin në strehën nëntokësore të Fitos. “Bunkeri” ishte i pajisur me ajër të kondicionuar, një krevat, një ventilator dhe një frigorifer. Thuhet se Fito nuk bëri rezistencë dhe u transferua me aeroplan në qytetin portual të Guayaquil, ku ndodhen disa nga burgjet më të mëdha të Ekuadorit.

Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13