Turqia jugore vijon të vuajë pasojat e tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit, ku së fundmi shoqata e mjekëve ka paralajmëruar për dëme shëndetësore afatgjata. Kryetari mjekëve në qytetin Adana, Selahattin Mentes, u shpreh se gratë dhe fëmijët janë posaçërisht në rrezik. Sipas tij ka mungesë të të ushqyerit në mënyrë të rregullt, situatë që mund të shkaktojë çrregullime në zhvillim të fëmijëve.