Top Channel/ “Turp që manipuloi fjalët e Trumpit”, Osmani i përgjigjet Richard Grenellit!
14/07/2025 11:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për shtyp sapo të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përgjigje të deklaratëv të fundit të të dërguarit të SHBA-së, Richard Grenell. Lajmin e bëri të ditur këshilltari i saj për mediats, Bekim Kupina, i cili konfirmoi se konferenca do të mbahet menjëherë pas rikthimit të Osmanit në Prishtinë. Reagimi vjen pasi Grenell e akuzoi presidenten për “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, duke iu referuar një deklarate të saj se shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte parandaluar së fundmi një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë. “Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump”, shkroi Grenell në një reagim publik. Në lidhje me deklaratën e Osmanit, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se nuk ka informata të tilla, por se veprimet e Beogradit janë të pritshme. “Kjo sepse në mënyrë të vazhduar ka pasur përpjekje të Serbisë për ta penguar Kosovën në çdo formë të funksionimit të saj. Dhe në këtë fazë është shumë rëndësishme që Kosova të ketë institucionet e saj dhe që të kemi një reflektim” – ishte komenti i ligjvënëses. Vjosa Osmani qe shprehur më herët gjatë javës në Uashington se presidenti Trump ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

Top Channel/ Berisha thirrje për mosbindje civile: Dënojmë dhunën kundër të rinjve
17/10 23:14
Top Channel/ Dhuna, reagojnë komunitetet fetare: Të rinjtë duhet të dëgjohen
17/10 23:07
Top Channel/ Përmbytje të frikshme në Stamboll, situata më e rëndë pas 80 vitesh
17/10 23:05
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top Channel/ Mbyllet protesta, fadroma pastron bulevardin pas tubimit të dhunshëm
17/10 22:49
Top News – Gaz, gur, zjarr dhe plumba gome. Dita 5, përballja më e ashpër e studentëve me policinë
17/10 22:43
Top Channel/Protestuesit sulmojnë dyqanin e ‘One’ në Myslym Shyr,me leva dhe hekura godasin fasadën
17/10 22:01
Top Channel/ Policia ndjek protestuesit, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para…
17/10 21:44
Top Channel/ E gjithë policia në shesh, autobote dhe rrugë të mbushura me gurë, protestuesit…
17/10 21:41
Top Channel/ Hita: 132 efektivë u sulmuan me gurë dhe vida, janë pezulluar shtatë policë
17/10 21:26
Top Channel/ Dita e pestë e protestës / Gurë molotovë në rrugët e kryeqytetit
17/10 21:26
Top News- Plumbat e gomës në protestë/ Hita: Mjete sigurie të përcaktuara nga legjislacioni
17/10 21:25
Top Channel/ ‘Uaaa çfarë kafshësh’, policia ndjek me makinë turmën e protestuesve, reagimi i…
17/10 21:22
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, digjen automjete në bulevard
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:19
Top Channel/ Kaos në Bulevard, policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës e tym
17/10 21:15
Top Channel/ Molotovë dhe gaz në bulevard, përplasje të frikshme mes të rinjve dhe policisë
17/10 21:14
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, dita më e dhunshme në kryeqytet
17/10 21:12
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:11