Turizmi rezultoi një nga sektorët më të goditur gjatë pandemisë, por me mbarimin e saj, duket se ky sektor po e merr veten shpejt. Referuar shifrave te Institutit të Statistikave, INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues rezulton me një rritje 78,6 %.