Turizmi është në prej shtyllave kryesore të ekonomive kroate, malazeze dhe shqiptare. Por mungesa në rritje e fuqisë punëtore i ka vendosur në vështirësi hotelet, restorantet dhe baret, që gjithmonë e më shumë po kërkojnë staf jashtë vendit. Kroacia, thotë BIRN, dikur kishte një problem me papunësinë, ndërsa tani asaj i mungon fuqia punëtore dhe pasojat, po e kësaj situate po i ndjen në mënyrë të vecantë sektori jetik vendas i turizmit.