Një tjetër incident me një pushues që rrezikoi të mbytej në Tale të Lezhës i shtohet tre rasteve të raportuara brenda javës që shkoi, ku pushuesit kanë rrezikuar seriozisht jetën në Shëngjin. Pasditën e kësaj të hëne një tjetër turist nga Kosova rrezikoi seriozisht jetën. Kanë qenë pushuesit, vrojtuesit dhe punonjës të lokaleve në Tale që e kanë nxjerrë nga deti dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Ai është dërguar menjëherë me ambulancë për në spital, ku është vendosur në intubim dhe do të niset drejt Traumës në Tiranë.