Krijesat e detit në gjirin e Vlorë kanë surprizuar disa turistë që po ktheheshin me gomone nga ishulli i Sazanit. Delfinët kanë dhuruar spektakël përpara tyre. Një familje delfinësh, që po lundronte njëkohësisht me gomonen ka kërcyer pak metra më larg.