Tirana i bashkohet sot nismës së kryeqyteteve të mëdha në botë ku që prej fillimit të luftës në Ukrainë organizohen manifestime solidarizuese me popullin ukrainas. Mes dhjetëra qytetarëve ishin studentë, skuadra kombëtare e Atletikës së Ukrainës, në marshim mori pjesë edhe Fatmir Xhafaj, Yuri Kim e ambasadori i Ukrainës dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.