Donald Trump e përshkroi si mjaft pozitiv takimin në rezidencën e tij në Mar-a- Lago të Floridas me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili foli në telefon edhe për rreth një orë me shefin e Kremlinit Vladimir Putin, dukej mjaft optimist se zgjidhja mund të jetë shumëpranë.