Top Channel/ Trump trondit OBSH, largime masive punonjësish pas pezullimit të fondeve
22/04/2025 23:06

Organizata Botërore e Shëndetësisë është detyruar të shkurtojë operacionet dhe të pushojë punonjës, pas vendimit të Donald Trump për të shkurtuar fondet. “Rënia e papritur e të ardhurave na ka lënë me një boshllëk të madh në paga dhe pa zgjidhje tjetër veçse të zvogëlojmë përmasën e punës dhe fuqisë punëtore”, u shpreh kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar gjithashtu të paguajë kuotat e anëtarësimit të dakorduara — të quajtura kontribute të vlerësuara — për vitet 2024 dhe 2025, ndërsa ka ngrirë pothuajse të gjitha ndihmat e jashtme amerikane, përfshirë edhe ndihmën masive për projektet shëndetësore në mbarë botën. Përballë kësaj situate, OBSH ka vendosur të formojë një strukturë të re organizative, të cilën Tedros e paraqiti për stafin dhe shtetet anëtare të martën. “Po përballemi me një boshllëk në pagat për bienalin 2026–27 nga 560 deri në 650 milionë dollarë”, pranoi ai, duke theksuar se më shumë shkurtime punonjësish do ketë në selinë e organizatës në Gjenevë. “Po e zvogëlojmë ekipin drejtues të lartë në seli nga 12 në 7, dhe numri i departamenteve do të reduktohet më shumë se përgjysmë, nga 76 në 34”, deklaroi kreu i OBSH, duke shtuar se “Këto janë vendime shumë të dhimbshme për të gjithë ne.”

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19